18 Prill 2024

Vazhdojnë operacionet trajnuese të FSK-së krah për krah me forcat amerikane

Prishtinë, 25 maj - Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj thotë se po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese të Forcës së Sigurisë së Kosovës, krah për krah me forcat amerikane që po bëhen në kuadër të stërvitjes “Defender Europe 21”.

Mehaj nëpërmjet një shkrimi në “facebook” ka shpërndara fotografi nga stërvitjet e ushtarëve ku ka thënë edhe se Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

“Po vazhdojnë me sukses operacionet trajnuese krah për krah me forcat Amerikane, në kuadër të stërvitjes ‘DEFENDER-Europe 21’.''

''Kosova dhe forcat e saj dëshmojnë fuqishëm partneritetin e ngushtë dhe të përhershëm me SHBA-në dhe forcat e saj si dhe gatishmërinë e plotë për të kontribuar për paqen, sigurinë dhe stabilitetin rajonal dhe më gjerë. Rruga jonë është drejt NATO-s”, ka shkruar Mehaj

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)