25 Shtator 2022

Vazhdojnë bashkëpunimin për konfisikimin e pasurisë se paligjshme

Mitrovicë, 11 gusht - Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë z. Ismet Ujkani ka pritur në takim pune Drejtorin e Agjencisë për Administrimin e Pasurisë së Sekuestruar dhe të Konfiskuar/Ministria e Drejtësisë, z. Enver Krasniqi me bashkëpunëtorë.

Gjatë takimit është diskutuar rreth bashkëpunimit, planifikimin para sekuestrimeve apo konfiskimeve të mundshme të pasurive, si dhe shitjen dhe dhënien me qira të pasurive të sekuestruara dhe konfiskuara, e të cilat janë përfituar nga kryerja e veprave penale.

Po ashtu, të pranishmit u pajtuan që komunikimi dhe bashkëpunimi mes tyre të vazhdojë edhe në të ardhmen.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 24 shtator 2022

- Federata Atletikës së Kosovës dhe Departamenti i Sporteve, organizon maratonën “Prishtina 2022”, në të cilën marrin pjesë mbi 500 garues. (Nisja bëhet nga Teatri Kombëtar, ora 9:00)

- Me qëllim të koordinimit ndër-institucional mes Qeverisë dhe Pushtetit Lokal mbahet takimi i përbashkët me Kryeministrin, Albin Kurti, Ministrin e Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, Ministrin e Financave, Hekuran Murati, Ministren e Ekonomisë, Artane Rizvanolli dhe Kryetarët e Komunave me ç ‘rast do të diskutohet performanca buxhetore e Komunave dhe Investimet Kapitale, energjia, etj... (Hotel Dukagjini në Pejë, ora 10:00)

- Partia Demokratike e Kosovës mban Konventën Programore të Gruas Demokratike të Kosovës.  (Hotel Emerald, ora 10:00)  

- Lidhja Demokratike e Kosovës, Dega në Gjilan mban konventën e madhe programore. (Salla e Teatrit të Qytetit në Gjilan, ora ora 11:00)

- Koalicioni i OJQ–ve për Mbrojtjen e Fëmijëve në Kosovë bën prezantimin e instalacionit simbolik “Fëmijët në Shkolla”. (Sheshi “Skënderbeu” në Prishtinë, ora 12:00)
 
- Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Zëvendëskryeministren për Çështje të Pakicave dhe të Drejtat e Njeriut, Emilija Redžepi, marrin pjesë në hapjen solemne të Qendrës Kulturore Boshnjake, me rastin e festimit të Ditës Kombëtare të Boshnjakëve. (Qendra Kulturore Boshnjake në Prizren, ora 14:00)