29 Mars 2024

UNICEF do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme

Prishtinë, 27 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim shefin e zyrës së UNICEF-it në Kosovë, Murat Sahin i cili e uroi ministrin për marrjen e detyrës.

Në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme dhe organizatës UNICEF në fushat me interes për të dy palët, me fokus tek  fuqizimi i mekanizmave të mbrojtjes për aplikuesit për mbrojtje ndërkombëtare, refugjatët dhe migrantët, me theks të veçantë për fëmijë, të rinj dhe gra.

Ministri Sveçla falënderoi Sahin për partneritetin dhe ndihmën që UNICEF ka ofruar deri më tani dhe theksoi se bashkëpunimi i deritashëm të do të vazhdojë edhe në të ardhmen.

Ndërsa në anën tjetër shefi i zyrës së UNICEF-it, Murat Sahin tha se UNICEF do të vazhdojë të përkrahë Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe strukturat e saj në të gjitha format.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)