26 Prill 2024

Turqia partner i fuqishëm i Kosovës në luftën ndaj krimit të organizaur

Prishtinë, 26 prill - Ministri i Punëve të Brendshme, z.Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, z. Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministrin për marrjen e detyrës.

Ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës.

Gjatë takimit Ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin z. Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se luftimi i krimit të organizur dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie.

Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë z. Sakar, ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)