19 Prill 2024

Tre vjet burgim ndaj A.B, për shërbime seksuale të viktimës së trafikimit

Ferizaj, 9 qershor - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit A.B. shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit nga neni 228 paragrafi 4 lidhur me paragrafin 1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Kryetari i Trupit gjykues i Departamentit për Krime të Rënda – Mustaf Tahiri, pas mbajtës së shqyrtimit gjyqësor fillestar, dhe pranimit të fajësisë nga i pandehurin për veprën penale me të cilën e ngarkon aktakuza, të pandehuri A.B. e shpalli fajtor dhe i shqiptoi dënim burgimi në kohëzgjatje prej tre (3) vjet.

I pandehuri A.B. akuzohet se në muajin shkurt 2020, në Ferizaj, ka shfrytëzuar shërbimet seksuale të viktimës së trafikimit, në atë mënyrë që ka kontaktuar me personin H.B., i cili ia kishte ofruar viktimën N.... e cila është person posaçërisht i ndjeshëm për shkak të prapambetjes mendore, për të kryer marrëdhënie seksuale me pagesë, me ç`rast personi H.B., ia kishte dërguar viktimën tek një motel, ku pas shfrytëzimit të shërbimeve seksuale nga viktima, të njëjtën e ka paguar në shumë prej pesëmbëdhjetë (15) euro.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)