25 Prill 2024

Tetë muaj burgim për veprën penale kanosje

Ferizaj, 10 dhjetor - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit Q.M i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale kanosja nga neni 181 paragrafi 4 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe pranimit të fajësisë nga i pandehuri, e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj.

Andaj, i pandehuri i cili gjendet nën masën e paraburgimit do të i vazhdohet kjo masë deri në plotfuqishmërinë e këtij aktgjykimi, por jo më gjatë se dënimi i shqiptuar me aktgjykim.

I pandehuri akuzohet se më 14.11.2021, në shtëpinë e tyre në Ferizaj, më qëllim të frikësimit, ka kanosur seriozisht me fjalë dëmtuarën-motrën e tij Ç.M, për shkak të mosmarrëveshjeve të vazhdueshme mes të pandehurit me familjarët e tij, në atë mënyrë që e dëmtuara ishte kthyer nga puna, i pandehuri e kishte pyetur “Se ku ke qenë”, i njëjti në dorë kishte një mjet-thikë dhe e kanosë të dëmtuarën, me ç‘ rast tek e dëmtuara kishte shkaktuar ndjenjë e shqetësimit dhe frikës.

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)