29 Mars 2024

Tetë muaj burgim, për veprën penale detyrimi

Ferizaj, 11 maj - Gjykata Themelore në Ferizaj, ka shpall aktgjykim dënues ndaj të pandehurit D.K., shtetas i Republikës së Kosovës, i akuzuar sipas aktakuzës së Prokurorisë Themelore në Ferizaj, për shkak të veprës penale detyrimi nga neni 267 paragrafi 1 të Kodit Penal të Kosovës (KPK).

Gjykata Themelore në Ferizaj, përkatësisht gjyqtari individual i Divizionit Penal, pas mbajtjes së shqyrtimit gjyqësor dhe administrimit të të gjitha provave, të pandehurin e shpalli fajtor dhe të njëjtin e gjykoi me dënim me burgim në kohëzgjatje prej tetë (8) muaj.

I pandehuri D.K. akuzohet se më datë 14 nëntor 2012, në Ferizaj, me qëllim që vetes t`i sjellë dobi pasurore të kundërligjshme, me forcë dhe kërcënim serioz e ka detyruar të dëmtuarin B.Q., të veproj në dëme të pasurisë së tij, në atë mënyrë që përmes kërcënimit se: “ka me të mbyt ty, nënën dhe baban nëse nuk më jep para”, ashtu që ky kërcënim ka shkaktuar shqetësim dhe ankth te i dëmtuari dhe i njëjti është detyruar që të veproj kundër pasurisë së tij, dhe të pandehurit t`i jap: këpucë, dy playstation dhe gjëra të tjera të ndryshme materiale. 

Kundër këtij aktgjykimi, palët kanë të drejtë ankese në afat prej pesëmbëdhjetë (15) ditëve nga dita e pranimit të aktgjykimit në formë të shkruar. Ankesa i drejtohet Gjykatës së Apelit në Prishtinë, përmes Gjykatës Themelore të Ferizajt.



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)