29 Mars 2024

Sulmohet një qendër banimi e KFOR-it në veri

Prishtinë, 19 maj - Një qendër banimi e paqeruajtësve danezë në veri të Kosovë është sulmuar, kanë njoftuar burimet e NATO-s. Nuk ka raporte për të plagosur.

Majori Majkëll Koting, zëdhënës i KFOR-it, tha se një dritare është thyer dhe ka disa dëme të tjera materiale. Ai shtoi se sulmi “ishte drejtuar kundër shtëpisë që strehon ekipin mbikëqyrës e ndërlidhës të trupave daneze”.

Ekipi patrullon në zonat në veri të Kosovës për t'i ruajtur kontaktet me pakicën serbe dhe e shfrytëzon banesën herë pas here.

Policia e Kosovës ka pohuar për agjencinë e lajmeve AP se një letër kërcënuese, drejtuar trupave daneze të KFOR-it, është gjetur në shtëpi. Kontingjenti danez akuzohej se “po mban anën e shqiptarëve”.

Danimarka është në mesin e 68 shteteve që kanë njohur pavarësinë e Kosovës.

/evropa e lire/
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)