25 Prill 2024

Sot mbahet konferenca vjetore e Prokurorëve

Prishtinë, 11 shkurt - Nën patronatin e Kryeprokurorit të Shtetit, Aleksandër Lumezi sot do të mbahet Konferenca Vjetore e Prokurorëve.

Konferenca do të organizohet në mënyrë fizike dhe virtuale. Numri i pjesëmarrësve në Konferencë, të cilët do të jenë të pranishëm fizikisht është i kufizuar për shkak të situatës me pandeminë Covid-19, ndërsa pjesëmarrësit e tjerë do të jenë të kyçur virtualisht nëpërmjet platformës “Zoom”.

Konferenca do ta hapët me fjalimin e Kryeprokurori i Shtetit, Aleksandër Lumezi, për të vazhduar tutje me fjalimin e Ministres së Drejtësisë, Albulena Haxhiu, Kryesuesit të Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, Kryetarit të Gjykatës Supreme të Kosovës, Enver Peci, Ambasadorit të SHBA-së, Jeff Hovenier, Shefit të Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog dhe Shefit të Misionit të EULEX-it, Lars-Gunnar Wigemark.

Pas pjesës së parë të fjalimeve, Konferenca do të vazhdojë me pjesën e dytë, në të cilën do të mbahen pesë prezantime me tema të ndryshme, siç edhe është paraparë me agjendë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)