19 Prill 2024

SHKK rikthen vizitat

Prishtinë, 7 shkurt - Shërbimi Korrektues i Kosovës në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, bazuar në vlerësimin e gjendjes së përgjithshme të pandemisë në vend, me qëllim të ruajtjes së shëndetit të të burgosurve dhe stafit, nga data 08 shkurt 2022 do të marr këto masa lehtësuese:

1. Vizita familjare për të burgosur në institucionet korrektuese lejohet për 2(dy) persona të rritur dhe 1(një) fëmijë;

2. Gjatë kohës së vizitës, vizitorët duhet të mbajnë maskat mbrojtëse;

3. Secili vizitor para se të hyjë në institucionin korrektues, duhet të dëshmojë certifikaten për vaksinim me dy doza, në rast të mos vaksinimit vizitorët duhet të posedojnë testin RT-PCR negativ për COVID -19 jo me i vjetër se 48 orë;

4. Për fëmijet nën moshën 12 vjeçare nuk kërkohet vaksinimi dhe testi për COVID 19;

 5. Lejohet shfrytëzimi i benificioneve për të dënuar (vikend në shtëpi), ndërsa në momentin e kthimit në institucion, i dënuari i cili nuk i ka marr dy dozat e vaksinimit duhet të deshmoi testin për COVID-  19, në rast se testi rezulton pozitiv, i njëjti duhet të karantinohet në institucionin korrektues;

6. Lejohen vizitat në lokalet e veçanta në institucionet korrektuese.

Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)