19 Prill 2024

Shërbimi Korrektues me projekt për trajtimin e personave me nevoja të veçanta

Prishtinë, 20 dhjetor - Si asnjëherë më parë, me votimin e buxhetit nga Kuvendi i Kosovës për Shërbimin Korrektues të Kosovës do të financohet Projekti për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, vlera totale e projektit është 412.924 euro.

Institucioni Shëndetësor për Trajtimin e Personave me Nevoja të Veçanta, do të jetë i vendosur në Qendrën Korrektuese të Dubravës dhe do të mbulojë shërbimet shëndetësore të personave të privuar nga liria, veçanërisht grupeve të ndjeshme me nevoja të veçanta, personat që kanë rrezik vetëvrasje dhe çrregullime akute, të përkohshme, mendore, trajtimi i varësive, trajtimi zëvendësues terapia okupuese dhe rehabilitimi, ku pa rrezikuar sigurinë do të ofrohet kujdes shëndetësor adekuat profesional. Institucioni do të mundësoj trajtim human, dinjitoz, profesional dhe adekuat për këto kategori të personave me nevoja të veçanta.

Shërbimi Korrektues i Kosovës së bashku me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve dhe partnerët ndërkombëtarë, do të punojnë në vendosjen, sistemimin dhe akomodimin për trajtimin e kësaj kategorie në bazë të nevojave dhe kërkesave të tyre, çdo herë duke u mbështetur në standarde të afirmuara ndërkombëtare dhe praktikat më të mira.

Për realizimin e këtij projekti, Shërbimi Korrektues i Kosovës, falënderon Ambasadën Amerikane, EULEX-in dhe Departamentin Shëndetësor të Burgjeve, e veçanërisht Ministren, Albulena Haxhiu, për mbështetjen dhe përkrahjen e fuqishme, falë së cilës projekti tashmë po realizohet.

  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)