28 Mars 2024

SHBA me rol të rëndesishëm në ngritjen e kapaciteteve të FSK-së

Prishtinë, 14 shtator - Zëvendësministri i Ministrisë së Mbrojtjes, Shemsi Syla, i shoqëruar nga zv. komandanti i FSK-së, gjeneral major Enver Cikaqi, pritën në takim komandantin e Korpusit V të ushtrisë amerikane, gjenerallejtënant John Kolasheski, të shoqëruar nga oficerë të lartë të këtij Korpusi.

Qëllimi i këtij takimi ishte në vazhdën e bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Mbrojtjes e FSK-së me ushtrinë e SHBA-së si partneri më i madh dhe i pazëvendësueshëm strategjik.

Me këtë rast, zv.ministri Syla shprehu nderin dhe kënaqësinë për vizitën e Gjeneral Kolasheskit duke theksuar se objektivi parësor i Ministrisë së Mbrojtjes është ngritja, zhvillimi dhe avancimi i aftësive dhe kapaciteteve operacionale të FSK-së për përmbushjen efektive të misionit dhe detyrave të saja ligjore.

“Të gjitha përvojat e deritashme që kemi me SHBA janë garanci për shtyrjen përpara të proceseve nëpër të cilat është duke kaluar MM dhe FSK”, tha zëvendësministri Syla.

Nga ana e tij, gjeneral Cikaqi theksoi se SHBA ka pasur dhe ka rolin kyç për të arriturat e deritashme të FSK-së dhe synimet tona për të ardhmen.

Ai gjithashtu theksoi se me ngritjen e kapaciteteve të FSK-së, përveç misionit për sigurinë e vendit, të jemi edhe partner serioz  në misionet e përbashkëta shumëkombëshe të udhëhequra nga SHBA në shërbim të paqes, sigurisë dhe stabilitetit rajonal e më gjerë.

Ndërsa gjenerallejtënant John Kolasheski tha se SHBA-ja është e përkushtuar për të kontribuar në sigurinë e Evropës në përgjithësi për të ofruar shpresë për paqe për të gjithë njerëzit.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)