27 Nëntor 2021

RrGK kërkon që dhunimi i 12-vjeçares në Kamenicë të trajtohet me urgjencë

Prishtinë, 20 tetor - Përmes kësaj kumtese, Rrjeti i Grave të Kosovës (RrGK) përkrah kërkesën e Prokurorisë Themelore në Gjilan, e cila ka kërkuar që të caktohet masa e paraburgimit për M.J. I cili dyshohet se në tetor të këtij viti ka dhunuar seksualisht një vajzë 12-vjeçare në Kamenicë.

I dyshuari aktualisht gjendet nën masën e ndalimit 48 orësh, kurse, marrë parasysh seriozitetin dhe ndjeshmërinë e krimit, ne i bëjmë thirrje Gjykatës Themelore të Gjilanit që ky rast të trajtohet në përputhje me Kodin Penal të Kosovës, përkatësisht nenin 227 për veprën “Dhunim”.

RrGK specifkisht kërkon që ky rast të trajtohet me ndjeshmëri gjinore, ashtu siç parashihet në Konventën e Stambollit, si dhe të sigurohet trajtimi i duhur psiko-social i viktimës.

Po ashtu, përmes kësaj kumtese njoftojmë se RrGK do ta përcjell rastin nga afër dhe do të kërkojë vënien e drejtësisë në vend.

RrGK nuk do të ndalet derisa dhuna ndaj vajzave dhe grave të mos trajtohet vetëm si lajm ditor apo si çështje private.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 27 Nëntor 2021

- Forca e Sigurisë së Kosovës organizon manifestimin qendror të Ditës së Forcës ku do të marrin pjesë udhëheqësit më të lartë shtetërorë. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Burojë. (Tek shkolla fillore Abedin Rexha,ora 10:00)

- Komuna e Malishevës vendos buqeta me lule të shtatorja e Adem Jasharit. (Malishevë, ora 10:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani merr pjesë në shënimin e Ditës së Forcës së Sigurisë së Kosovës. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 10:00)

- Komuna e Skenderajt përuron poligonin sportiv në fshatin Kuqicë. (Kuqicë, ora 11:00)

- Mbahet mbledhja e përbashkët e Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Republikës së Kosovës dhe Ministrisë së Kulturës së Republikës së Shqipërisë. (Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit në Tiranë, ora 11:00)

- Forca e Sigurisë së Kosovës, me rastin e Ditës së Forcës organizon “Ditën e Hapur’’. (Kazerma “Adem Jashari”, ora 11:00)

- Komuna e Malishevës viziton varrezat e dëshmorëve në qytet, Kleçkë dhe Prekz. (Malishevë, ora 11:00)

- Komuna e Skenderajt përuron shtegun për çiklistë. (Rruga Merita Murtezi në Skenderaj, ora 12:00)

- Komuna e Skenderajt  organizon natën e dytë të festivalit Rapsodia shqiptare. (Qendra e Kulturës Hasan Prishtina, ora 16:00)