18 Prill 2024

Rekomandimet e Auditimit duhet të jenë bazë për veprim nga ana e Prokurorisë

Prishtinë, 7 shtator - Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me zv. Sekretarin e Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, Ardian Bajraktari, takuan Auditoren e Përgjithshme, Vlora Spanca së bashku me Ndihmës Auditorin e Përgjithshëm, Qerkin Morina.

Ministrja Haxhiu, fillimisht e uroi znj. Spanca për detyrën e re, duke shprehur gatishmërinë për bashkëpunim ndërmjet dy institucioneve, me qëllim të adresimit të rekomandimeve të raportit të auditorit.

Më tej Ministrja Haxhiu theksoi se rekomandimet e Zyrës Kombëtare të Auditimit, veçmas aty ku konstatohen shkelje të natyrës materiale dhe ku përsëriten, duhet të jenë bazë e mjaftueshme për prokurorinë e shtetit që ndaj shkeljeve të tilla të mos i mbyllin sytë.

Ministria e Drejtësisë tashmë i ka ndërmarrë të gjitha veprimet me qëllim të adresimit të rekomandimeve të raportit Zyrës Kombëtarë të Auditimit për vitin e kaluar. Një vëmendje e veçantë po i kushtohet adresimit të vonesave në ekzekutimin e pagesave, e gjetur kjo e natyrës procedurale për Ministrinë e Drejtësisë, thekoi ministrja Haxhiu.

Kurse Auditorja e Përgjithshme znj. Spanca, duke e falënderuar ministren Haxhiu për takimin, shprehu gatishmërinë dhe përkushtimin e Zyrës Kombëtare të Auditimit, për bashkëpunim me Ministrinë e Drejtësisë, me qëllimin e përbashkët, ngritjen e përformancës së institucioneve të Republikës së Kosovës për sa i takon shpenzimit të parasë publike.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)