23 Prill 2024

Protestohet kundër shtypjes dhe abuzimit të vajzave dhe grave

Mitrovicë, 22 maj - Aktivistët e Mitrovicës "Unë jam Zani yt" do të mbajn sot një protestë në sheshin "Isa Boletini" në Mitrovicë për ta kundërshtuar dhe dërguar mesazhe revolte kundrejt shtypjes dhe abuzimit të vajzave dhe grave.

Dje u raportua se dy burra kanë përdhunuar një vajzë të mitur në Mitrovicë.

Ky rast veç sa është duke e treguar natyrën epidemike të përdhunimeve e abuzimeve ndaj vajzave e grave, për çka ne do të kundërshtojmë.

Kjo është duke dhënë alarm mbi rrezikun dhe ankthin e vazhdueshëm në të cilin rriten dhe jetojnë vajzat dhe gratë në Kosovë.

Burrat po vazhdojnë t'i dhunojnë dhe ngacmojnë vajzat kudo, duke na treguar fare mirë se për vajzat e gratë asnjë vend nuk është i sigurtë.

''Në gjithë këtë situatë, institucionet private e publike, thellësisht patriarkale, janë bashkëfajtore.''

''Praktika e amnistimit të ngacmuesve dhe përdhunuesve duhet të ndalet dhe emrat e përdhunuesve e ngacmuesve duhet të thuhen nga policia. Ne kemi të drejtë të dijmë kush janë përdhunuesit'', theksojn Aktivistët e Mitrovicës "Unë jam Zani yt" .

Rastet e përdhunimit e ngacmimit seksual të vajzave dhe grave në çdo hapësirë janë rrezik për shoqërinë tonë dhe sigurinë publike.

Andaj sot duke filluar nga ora 12:00 aktivistë e qytetarë do të mblidhen në sheshin "Isa Boletini" në Mitrovicë për ta kundërshtuar dhe dërguar mesazhe revolte kundrejt shtypjes dhe abuzimit të trupave të vajzave dhe grave.

Protestueset/it duhet t'i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin fizik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)