25 Prill 2024

Protestohet kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave

Deçan, 29 maj - Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist do të organizojë protestën kundër dhunës seksuale ndaj vajzave dhe grave.

Javët e fundit kanë qenë tregues të qartë që ngacmimi seksual, sulmet seksuale dhe përdhunimet mbesin disa nga format më të shprehura të dhunës me bazë gjinore ndaj vajzave dhe grave.

Ndërsa, trupat e vajzave dhe grave mbesin terren i sundimit patriarkal dhe dominimit të tyre nga burrat.

Rastet e ditura të dhunës seksuale dhe ato që nuk arrijnë të dalin kurrë në sipërfaqe po na tregojnë për natyrën epidemike të këtij problemi, thellësisht gjinor.

Si e tillë, ajo është duke ua cënuar jetën dhe sigurinë vajzave e grave në çdo cep dhe hapësirë, duke përfshirë këtu institucionin e familjes, shkollës, policisë e deri tek institucionet më të larta shtetërore. Institucionet, në rastin e vajzave dhe grave janë vetë fajtorët të cilët e ushqejnë mendësinë dhunuese dhe e mirëmbajnë dominimin burror karshi grave.

''Dhuna seksuale ndaj grave është evidente në çdo qytet, fshat e lagje. E edhe rezistenca e kundërshtimi ynë i organizuar duhet të shtrihet në çdo qytet, fshat e lagje. Andaj, këtë të shtunë, duke filluar nga ora 12:00, në qendrën e qytetit të Deçanit, organizohemi në protestë, për ta kundërshtuar dhunën seksuale dhe për të kërkuar drejtësi e siguri për vajzat e gratë, kudo që janë", thekson Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist.

  Protestuesit duhet t'i respektojnë udhëzimet e IKShPK-së dhe Ministrisë së Shëndetësisë për frenimin e përhapjes së COVID – 19 duke u pajisur me maska dhe mbajtur distancimin fizik.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)