07 Shkurt 2023

Promovohet 'Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës'

Prishtinë, 4 gusht - Organizata Syri i Vizionit në partneritet me organizatën Save the Children dhe në bashkëpunim me Zyren për Qeverisje të Mirë  dhe Komisioni për të Drejtat e Njeriut, Barazi Gjinore, për Persona të Pagjetur, Viktimat e Dhunës Seksuale të Luftës dhe Peticione organizojnë fushatën sensibilizuese "Unë kam një Ligj që më mbron” si pjesë e fushatës së ndalimit të Ndëshkimit Trupor dhe Dhunës ndaj Fëmijëve #RriteMeDashni dhe fushatës nacionale #DashnipërCdoFëmijë.

Fushata ka për qëllim promovimin e “Ligji për Mbrojtjen e Fëmijës – dy vite pas hyrjes në fuqi” dhe ndalimin e  ndëshkimit trupor, duke ndërgjegjësuar dhe vetëdijësuar gjithë qytetarët në parandalimin e dhunës dhe ndëshkimit trupor ndaj fëmijëve dhe  institucionet qeveritare të ndërmarrin veprime konkrete në zbatimin e këtij ligji, qe fëmijët të ndjejnë mbrojtjen dhe sigurinë dhe të drejtat që ju garantohen nga shteti.

Poashtu, ky aktivitet realizohet më pjesëmarrjen e drejtëpërdrejtë të grupeve të fëmijëve nga grupi Respect Our Right’s-ROR dhe Asambletë komunale të Fëmijëve –AKF, dhe synon të rris vetëdijen e prindërve dhe kujdestarëve ligjorë për pasojat që ka ndëshkimi trupor dhe ushtrimi i dhunës, si një dukuri mjaft e shprehur në shkollë dhe familje.

 
 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)