28 Mars 2024

Prokurorja Gashi reagon ndaj akuzave, gazetari manipulohet nga i dënuari

Prishtinë, 10 prill - Ervehe Gashi, prokurore e Krimeve të Rënda në Prokurorinë Themelore në Prizren, ka thënë se raportimet në medie për përfshirjen e saj në njërën nga aferat e mëdha të keqpërdorimeve në rajonin e Prizrenit, nuk janë të vërteta.

Në një konferencë për medie, Gashi tha se gjithë kjo është një tendencë për ta diskredituar atë në publik.

Dardan Hoxha, i dënuar për legalizim të përmbajtjes së pavërtetë, në emisionin “Kallxo Pernime” ka rrëfyer se ka paguar mbi 5 mijë euro mito, para këto të cilat, sipas tij, i janë kërkuar për të lehtësuar lëndën në Prokurorinë e Prizrenit.

''Për ata që e kanë shikuar, por edhe për ata që nuk e kanë shikuar këtë emision, para Jush do të shpalosi atë që është e vërtetë dhe e cila nuk është thënë në këtë emision, për shkak se kushdo që e ka shikuar emisionin ka mundur të bindet në manipulimin e tij fund e krye.''
 
''Meqenëse sistemi prokurorial, përfshirë Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore në Prizren, Admir Shala dhe Këshilli Prokurorial i Kosovës, nuk ka ndërmarre asnje veprim për ta mbrojtur integritetin tim si prokurore dhe për ta mbrojtur Prokurorinë Themelore në Prizren nga agjendat e kriminelëve të dënuar nga aktakuzat e mia, jam e detyruar që mbrojtjen time ta bejë vet.''
 
''Përderisa respektoj dhe çmoj jashtëzakonisht punën dhe profesionin e gazetarëve për të informuar drejtë dhe paanshëm publikun lidhur me çështje të interesit publik, jam e detyruar të reagoj në këtë rast, që e vlerësoj fuqishëm se nuk ka përmbushur standardet minimale për ta trajtuar çështjen në mënyrë profesionale, të paanshme dhe të drejtë'', ka deklaruar prokurorja Gashi.

Në rradhë të parë, ky emision sipas saj në syrin e një profesionisti shihet qartazi se është i manipuluar, ku gazetari tërë emisionin e bazon në deklarata të dy personave, babë dhe bir të cilët me vendime të gjykatave janë shpallur fajtor për vepra penale.

Së dyti sipas saj autori i emisionit në mënyrë selektive publikon vetëm pamje, audio dhe video inxhizime për të mashtruar publikun, ku në sytë e një qytetari laik, pa pikë dyshimi se përbëjnë lajm, e veçanarisht pamjet ku shihet një person duke marr mjete financiare për të mbyllur një lëndë që une e kisha në trajtim.

Së treti, autori i emisionit, publikon në mënyrë të cenzuruar audio të cilat shpërfaqin dhe vërtetojnë faktin se burri im nuk ka qenë fare në dijeni se dikush në emër të tij ka marr para për të mbyllur lëndën që unë kisha në punë.

Së katërti, më përfshin mua si prokurore në emisionin e tij, edhe pse qartazi edhe vet e pranon se nuk ka dëshmi, as prova, dhe vërtetohet edhe nga vet personat që kanë inskenuar krejtë ngjarje, se unë nuk kam qenë në dijeni për dallaveret mes përsonave të përfshirë;

Së pesti, gjatë emisionit krimineli i denuar nga gjykata Dardan Hoxha e pranon se në shenjë hakmarrje ndaj tre prokurorëve dhe gjykatësve, me qëllim të hakmarrjes ndaj tyre ka falsifikuar aktgjykime;

Së gjashti gjithnje sipas prokurores Gashi, në emision, i denuari e pranon se krejtë këtë inskenim e ka kryer si shënjë hakmarrje ndaj meje pse kam ushtruar aktakuzë dhe ankesë ndaj vendimit të gjykatës së shkallës së parë;

Së shtati, autori i emisionit edhe pse e din saktë, e fsheh nga publiku faktin kryesor se i denuari Dardan Hoxha është në kërkim për shumë javë nga Policia dhe gjykata për të shkuar në vuajtje të denimit;

Së teti, gjykata dhe policia nuk ka qasje dhe informata për të zënë të denuarin Dardan Hoxha për ta dërguar në burg për të mbajtur denimin, por ka hapësirë në një televizion nacional për të plasuar inskenimet e tij ndaj një prokurori të shtetit që e ka dërguar prapa grilave.

Krejt në fund ajo thekson se  autori i emisionit në mënyrë shumë jo profesionale, të qëllimshme dhe për të dërguar deri në fund misionin e tij dhe të Dardan Hoxhës për të më dëmtuar mua, familjën time dhe sistemin e drejtësisë në Kosovë, mashtron publikun edhe pse e din se në audion prej 8 minuta flasin Dardan Hoxha dhe Rizani, i njejti për të shpërqëndruar vëmendjen e publikut, nuk tregon me emra se kush janë duke biseduar, dhe cenzuron pjesën kryesore kur përmenden edhe shume gjykatës të tjerë të cilët kinse do të ndikojnë për të mbyllur lëndën ndaj të denuarit Dardan Hoxha, në mënyrë që i njejti të mos dërgohet në burg.
 
''Një qasje e tillë selektive e gazetarit Gazetari përveq që denigron personalitetin tim, të familjës, cenon po ashtu edhe sistemin prokurorial, sistemin e drejtësisë dhe është keqpërdorim i paprecedentë i fjalës së lirë, dhe funksionit të gazetarit'', ka nenvizuar prokurorja Gashi.

Po kush është personi Dardan Hoxha, cila është e kaluara e tij:

Dardan Hoxha është një shkelës i ligjit, i denuar nga gjykata me sjellje patologjike të hakmarrjës ndaj prokurorëve dhe gjykatësve në Prizren.  

Dardan Hoxha është i denuar nga gjykatat se ka falsifikuar dokumente në emër të Genc Nixha – Prokuror, Mehdi Sefa Prokuror dhe Fillim Skoro Gjyqtar.

Po ashtu është vërtetuar se ky i dënuar i ka përdorur dokumentet e falsifikuara për të kallëzuar rrejshëm, respektivish ka ofruar prova të rreme për veprën penale dhe ka shkaktuar fillimin e procedurës penale kundër personave të lartëcekur me qëllime hakmarrëse, të cilën edhe e pranon vet Dardan Hoxha në emision.

''Të nderuar, sigurisht që një i dënuar nga gjykata e shkallës së parë me aktakuzën që e kam ngritur unë si prokurore dhe me dënim të rritur prej 12 muajve në dënim unik prej 2 vitesh me ankesën time, nuk ka qasje miqsore ndaj meje, e sidomos kur në fokus ka hakmarrjen ndaj gjyqtarve dhe prokurorëve të cilët kanë proceduar çështjet penale kundër familjarëve të tij dhe nëse është i dënuar për këto vepra penale e posaqërisht për veprën penale të kallëzimit të remë, atëherë është i prirë të vazhdoj me të njejta sjellje'', ka pohuar prokurorja Gashi.
 
Prokuroria Speciale ka filluar hetimin kundër tre personave që dëgjohen në audioincizim, në këtë çështje penale ku prokurorja Gashi është trajtuar në cilësinë e dëshmitares.

''Në prokurori edhe në pyetjet e parashtruara nga ana e Gazetarit unë kam deklaruar se nuk jam vetëm dëshmitare por jam edhe e dëmtuar.''
 
''Gazetari qëllimshëm devijon dhe mashtron publikun me informata të pavërteta.  Nuk është e vërtetë që Dardan Hoxha e ka vetëm bashkëfshatar Rizan Hoxhën, ata janë kushëri në mes veti, kjo vërtetohet nga audioincizimi që e ka emituar KallxoPërnime “o djali i axhës” thot Rizan Hoxha, e në emision janë emituar në sekuencat pas 1.13:28 sec''.
 
''Nuk është e vërtetë se unë gjatë dorëzimit të audioincizimit të z. Gazetari kam thënë se me ato audioincizime jam shantzhuar, por e vërteta qëndron kështu, nëpërmes emailit tim zyrtar kam precizuar: “Po ashtu po ju dorëzojë edhe dy audio incizime të cilat i ka dorëzuar bashkëshorti në Prokuroinë speciale të cilat kërkoj të publikohen në emisionin tuaj dhe pas publikimit të zbatohen hetimet për ato çështje ku haptazi shihen veprimet inkriminuese të Dardan e Rizan Hoxhës në drejtim të ushtrimit të ndikimit në gjyqtarët F.S.,  prokurorin H.C, dhe gjyqtarin H.  Gazetari edhe pse i ka në audio inxhizim tërë këtë bisedë të njejtën e cenzuron.  I njejti mashtron publikun se e ka hulmtuar në terësi këtë çështje, por nuk jep asnjë informacion lidhur me gjykatësit e përmendur, edhe pse jam e bindur se edhe ata janë viktimë e të denuarit Dardan Hoxha njejtë sikurse dhe unë", thekson ajo.
 
Gazetari sipas saj me dashje cenzuron edhe gjuhën hakmarrëse dhe ofenduese të Dardan Hoxhës ndaj, saj, ku përmedne thënje ofenduese degraduese dhe gjuhën e  urrejtje që e përdor ndaj saj si prokurore.”
 
Ky i dënuar, Dardan Hoxha, del se ka bërë përpjekje titanike, që ta dëmtojë emrin e prokurores Gashi si prokurore, duke përdorur individ në shërbim të montimit të një skenari, i cili mund të tingëllojë interesant në publik, nëse përdorë emra prokurorësh e gjyqtarësh dhe nëse përmend ryshfet, pavarësisht faktit se asnjë nga këto montazha nuk ofron as edhe një dëshmi të vetme se unë jam përfshirë në çfarëdo shkelje ligjore apo etike.
 
''Takimet e burrit tim me Rizanin, Dardanin dhe personat e tjerë kanë qenë për arsye të vetme se i denuari Dardan Hoxha ka kërcënuar djalin tim. Në këtë takim ka pas edhe persona të tjerë, por që Gazetari, nuk e paska kryer hulumtimin e tij në mënyrë të paanshme, për ti ftuar në emision dhe marr edhe verzionin e tyre.  Për Kreshnikun ka mjaftuar vetëm verzioni i të denuarit Dardan Hoxha dhe babës së tij Sadikut.''  

''Në atë takim kanë qenë të pranishëm: burri im, djali im, Asllan Fanaj, Mefail Ajazaj, Sadik Hoxha, Dardani, djali tjetër i Sadikut dhe Rizan Hoxha.  Pse Gazetari nuk i ke ftuar në emision edhe këta persona për të marr të vërtetën në këtë takim, por iu ke falur besimin vetëm pjesëve të inxhizimit te të denuarit Dardan Hoxha.  Kur dëshmia e një të denuari nga aktakuza ime, ka vlerë dhe besim më shume se dëshmia dhe e vërteta e personave tjerë që nuk kanë probleme me ligjin'', thekson Gashi.  

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)