23 Prill 2024

Prokuroritë kanë ngritur 25 aktakuza kundër 30 personave

Prishtinë, 21 korrik - Prokurori  i  Shtetit ka njofuar se nga  prokuroritë  themelore  janë ngritur njëzetepesë aktakuza, kundër tridhjetë personave, për vepra të ndryshme penale, ndërsa, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar dymbëdhjetë persona dhe janë paraqitur tri kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit kundër katër personave.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një person dhe ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një personi.

Prokuroria  Themelore  në  Prishtinë, me urdhër  të prokurorit ka ndaluar dy persona të dyshuar dhe ka ngritur trembëdhjetë aktakuza kundër trembëdhjetë personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një person të dyshuar dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave, për vepra të ndryshme penale të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë ka ndaluar tre persona të dyshuar, për vepra të ndryshme penale. Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dy aktakuza kundër dy personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar ka ndaluar tre persona të dyshuar në kohë zgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara si dhe ka bërë një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur dy aktakuza kundër tre personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj ka ndaluar dy persona të dyshuar ka paraqitur një kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dy personave si dhe ka ngritur katër aktakuza kundër gjashtë personave për vepra të ndryshme penale.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)