24 Prill 2024

Prokuroria Themelore jep detaje për djegien e veturës së deputetit M.B.

Prishtinë, 1 qershor – Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti i Përgjithshëm, njofton opinionin publik për një rast i cili ka ndodhur më 22 shkurt 2021, lidhur me raportimin në polici për djegien e një automjeti të tipit Jeep me ngjyrë të zezë, me numër të targave 01-524-NA, pronar i të cilës ishte deputeti M.B.

Lidhur me këtë rast, prokurorja e çështjes ka autorizuar Policinë e Kosovës për ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme hetimore, në drejtim të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”, me qëllim të sqarimit të rrethanave rreth këtij rasti. Me urdhër të njëjtës është bërë super ekspertizë rreth shkakut të zjarrit të automjetit në fjalë.

Pas ekzaminimit të hollësishëm nga grupi i ekspertëve të Fakultetit të Inxhinierisë Mekanike të Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, është konstatuar se deri te  shpërthimi i zjarrit në këtë automjet ka ardhur si pasojë e defekteve në sistemin elektrik të furnizimit me rrymë elektrike. Problemet në sistemin elektrik kanë ardhur si pasojë e lidhjes së shkurtë izoluese të shtesës mbrojtëse të përçuesve (vjetërsia e kabllove elektrike).

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)