29 Mars 2024

Prokuroria e Prizrenit ka ngritur 274 aktakuza kundër 316 personave për dhunën në familje

Prizren, 24 dhjetor - Prokuroria Themelore në Prizren, edhe gjatë këtij viti ka trajtuar me prioritet të lartë rastet e dhunës në familje.

Gjendja statistikore për sa i përket lëndëve të dhunës në familje gjatë vitit 2021, përkatësisht nga data 01 janar deri në periudhën e raportimit 30 nëntor 2021, ka qenë si në vijim: në Departamentin e Përgjithshëm janë pranuar 282 kallëzime penale me 317 persona.

Në Departamentin për të Mitur, janë pranuar 4 kallëzime me 4 persona, ndërsa, në Departamentin e Krimeve të Rënda janë pranuar 5 kallëzime penale me 7 persona.

Nga të tri departamentet gjatë kësaj periudhe raportuese janë kryer 301 lëndë me 357 persona, duke përfshirë edhe lëndët e trashëguara nga viti paraprak.

Nga të gjitha rastet e trajtuara, Prokuroria Themelore në Prizren, për rastet e dhunës në familje ka ngritur 274 aktakuza kundër 316 personave, ndërsa, për 15 kallëzime penale kundër 15 personave është kërkuar masa e trajtimit psikiatrik.

Në të gjitha veprat penale, të cilësuara si dhunë në familje, shumica e viktimave kanë qenë femra përkatësisht 219 kallëzime me 230 persona të pranuara gjatë këtij viti, të cilat kanë përjetuar dhunë psikike dhe fizike, madje në shumë raste, nga kryerësit janë shkelur edhe urdhërat mbrojtës, me të cilët janë parashikuar masat mbrojtëse ndaj viktimave.

Prioritet i rëndësishëm i Prokurorisë Themelore në Prizren, ka qenë dhe mbetet dhuna në familje, ku në këto raste janë ndërmarrë veprime të shpejta dhe efikase, duke ofruar fillimisht mbrojtje emergjente ndaj viktimave, pastaj është vazhduar me procedurat ndaj kryerësve të këtyre veprave penale.

Madje, në shumicën e rasteve, me qëllim të zhvillimit të suksesshëm të procedurës penale, ndaj të pandehurve janë paraqitur kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit.

Po ashtu, lidhur me këto raste Prokuroria Themelore në Prizren, ka të caktuar një prokurore-koordinatore dhe një prokurore mbështetëse për trajtimin sa më efikas të këtyre rasteve.

Prokuroria Themelore në Prizren, do të vazhdojë të trajtojë me seriozitet të theksuar dhunën në familje, duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për ta parandaluar këtë fenomen mjaft të përhapur.

 

​ 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)