31 Korrik 2021

Prokuroria e Gjilanit akuzon policin R.SH për sulm seksual

Gjilan, 16 qershor - Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda ka ngritur aktakuzë ndaj zyrtarit policor - të pandehurit R.SH., për shkak të veprës penale ‘’Sulmi seksual’’, nga neni 229 paragrafi 3, nënparagrafi 3.7 lidhur me paragrafin 1, 5 dhe 7 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas aktakuzës, i pandehuri R.SH., që nga muaji nëntor 2020, deri më 20 Prill 2021, në Kamenicë, në intervale të ndryshme kohore, ka ushtruar sulm seksual ndaj viktimës së mitur, nën moshën 16 vjeç, me aftësi të kufizuara mendore.  

I njëjti, sipas kërkesës së Prokurorisë Themelore në Gjilan, gjendet nën masën e paraburgimit që nga data 21 Prill 2021.

Prokuroria Themelore në Gjilan, me rastin e ngritjes së aktakuzës i ka propozuar Gjykatës kompetente në Gjilan, që të njëjtit ti vazhdohet masa e paraburgimit dhe krahas dëmit kryesor ti shqiptohet edhe dënimi plotësues – ndalimi i ushtrimit të profesionit.

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)