25 Prill 2024

Projekti “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë” në mbështetje të KPK-së

Prishtinë, 17 nëntor – Kryesuesi i Këshillit Prokurorial të Kosovës, Jetish Maloku, ka pritur në takim Drejtoreshën Operative të Projektit britanik “Forcimi i sistemit të drejtësisë në Kosovë”, Rachel Burrows, projekt ky, që realizohet përmes partnerëve implementues “Axiom International”.

Fillimisht, Kryesuesi Maloku falënderoi Drejtoreshën Operative, Burrows, për mbështetjen e shumanshme përmes këtij projekti, duke shprehur vullnetin dhe angazhimin e pakursyer për zbatimin e programeve ekzistuese të bashkëpunimit dhe njëherësh duke u zgjeruar më tej në fusha të reja, të cilat ndikojnë drejtpërdrejt në rritjen e llogaridhënies, transparencës dhe integritetit dhe në përqendrimin konkret në proceset e forcimit të aftësisë së Këshillit Prokurorial dhe të Prokurorit të Shtetit për të drejtuar në mënyrë strategjike shërbimet prokuroriale.

Nga ana tjetër, Drejtoresha Burrows, tha se ndihet e lumtur për vlerësimin e projektit aktual dhe programeve të tij, që janë pjesë e kësaj mbështetjeje të çmuar për avancimin e proceseve në sistemin prokurorial dhe përmirësimin e vazhdueshëm dhe të qëndrueshëm të institucioneve prokuroriale të Kosovës.

Në fund të takimit, Kryesuesi Maloku dhe Drejtoresha Burrows, shprehën përkushtimin e tyre për të intensifikuar edhe më tej bashkëpunimin lidhur me gjetjen e mënyrave dhe formave më efikase të punës dhe për trajtimin e kërkesave, nevojave, sfidave dhe vështirësive, që mund të paraqiten në të ardhmen.   

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)