24 Prill 2024

Pritje të gjata si në Merdare si në Morinë

Prishtinë, 9 shtator - Përkundër arritjes së marrëveshjes midis Kosovës dhe Serbisë për lëvizje të lirë, qytetarët e Kosovës, sidomos bashkëatdhetarët, gjatë muajve të pushimeve verore apo festave të fundvitit për shkak të pengesave që iu bëjnë autoritetet serbe detyrohen të presin orë të tëra duke krijuar kolona të gjata derisa ta kalojnë kufirin.

Për t’iu shmangur pritjeve të gjata deri në 10 orë, shtetasit e Kosovës detyrohen të korruptojnë policët dhe deganierët serbë dhe deri më tani nuk kemi ndonjë përpjekje serioze nga faktori – ndërmjetësuesi ndërkombëtarë për tejkalimin e situatës së krijuar.

Në pikëkalimin Kosovë – Shqipëri më parë ishte vendosur një rregull sidomos gjatë sezonit turistik që të mos ketë pritje të gjata e që funksionoi për mrekulli deri në kohën kur Kosova, për shkak të eskalimit të pandemisë të shkaktuar nga COVID-19 vendosi masa kufizuese për shtetasit e Shqipërisë që duan të hyjnë në Kosovë.

Në momentin e vendosjes së masave kufizuese Kosova i vendosi këto masa në mënyrë të njëanshme duke e shkelur parimin e reciprocitetit që shkaktoi pakënaqësi te shtetasit e Shqipërisë që fillimisht protestuan e pastaj filluan ta bllokojnë rrugën.

Si përgjigje, Shqipëria i vendosi po të njejtat masa për shtetasit nga Kosova e që shkaktuan tollovi dhe radhë të gjata në pikëkalimin kufitar në Morinë duke krijuar kolona të gjata disa kilometra si dhe orë të tëra të pritjes.

KMDLNj-së i janë ankuar qytetarë të shumtë që kanë kërkuar që të ndërmirren masa urgjente të tejkalohet kjo gjendje.

KMDLNj shpreh pakënaqësi dhe konsideron se qeveria e Kosovës si dhe e Shqipërisë, me veprime të ngutshme kanë përgjegjësi për krijimin e një kaosin në këtë pikëkalim dhe se kanë dështuar në menaxhimin e situatës së krijuar.

Është e kuptueshme që në situata të rralla, kryesisht për shkaqe teknike apo pengesave të krijuara për shkaqe atmosferike mund edhe të krijohen probleme në lëvizje të qytetarëve por KMDLNj e kundërshton këtë kufizim të lirisë së lëvizjes si shkelje e të drejtave të njeriut e që tani thuaja është shndërruar në rregull në pikëkalimet kufitare me Serbinë e që tash po veprohet ngjashëm edhe me Shqipërinë.

KMDLNj fton qeverinë e Kosovës dhe të Shqipërisë të gjejnë një zgjidhje në mënyrë që të menjanohen pritjet e gjata, deri në 6-7 orë në pikëkalimin në Morinë dhe t’i kursejnë nga maltretimet shtetasit e të dy shteteve  që për arsye të    ndryshme janë të detyruar ta shfrytëzojnë këtë pikëkalim.

Edhe më parë ka pasur kufizime për shkak të pandemisë, mirëpo situata ishte menaxhuar më mirë dhe nuk ka patur pritje të gjata.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)