20 Prill 2024

Policia sekuestron mall të kontrabanduar pa dokumente mbi prejardhjen e mallit

Prishtinë, 26 korrik - Patrulla policore e Policisë Kufitare, mbrem rreth orës 23:00, gjatë patrullimit të kufirit në mes Republikës së Kosovës dhe Republikës së Serbisë në afërsi të fshatit Herticë, ka ndaluar një automjet me targa vendore të cilën e drejtonte  i dyshuari mashkull kosovar F.H (1991).
    
Gjatë kontrollit të veturës është vërejtur se në veturë kanë qenë pesëdhjetëetre (53) palë këpucë të reja, të llojeve të ndryshme për të cilat i dyshuari nuk kishte dokumente mbi prejardhjen e mallit.

Për rastin është njoftuar prokurori i shtetit,  me urdhër të të cilit  Policia ka iniciuar rast ndaj të dyshuarit nën dyshimin e përfshirjes në veprën penale ‘Kontrabandë me mall’. ndërsa malli është sekuestruar i është dorëzuar Doganës së Kosovës.

I dyshuari pas intervistimit me urdhër të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)