19 Prill 2024

Policia ofron siguri të madhe në transportin publik të udhëtarëve

Prishtinë, 16 gusht - Policia e Kosovës, konkretisht Njësia për Kontroll të Autostradave në bashkëpunim me njësitë tjera të Divizionit të Komunikacionit Rrugor në kuadër të ngritjes së aktiviteteve të tyre në krijimin e kushteve të sigurta për pjesëmarrësit në trafik si dhe parandalimin e aksidenteve, nga data 05.08.2021 ka filluar me zbatimin e Planit Operativ “Kontrollimi i shtuar i transportit publik të udhëtarëve”.

Në kuadër të këtij plani operativ është rritur numri i pikave të kontrollit dhe si rezultat i kësaj është rritur edhe numri  i ndalimeve dhe kontrollimeve të mjeteve të transportit publik të udhëtareve.

Policia e Kosovës gjatë kontrollit të këtyre mjeteve të transportit publik të udhëtareve ka hasur në kundërvajtje të ndryshme, ku në periudhën kohore nga data 05.08.2021 deri 15.08.2021 ka shqiptuar njëqind e dyzet e gjashtë (146) fletëparaqitje për kundërvajtje. 

Gjatë pikave të kontrollit janë ndaluar mjete të transportit të mallrave dhe udhëtarëve, posaçërisht  mjetet e transportit publik të udhëtareve- transporti me autobusë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)