03 Shkurt 2023

Policia në aksion kundër drogës në pesë komuna të Kosovës

Pejë, 7 shtator - Policia e Kosovës ka arrestuar persona të dyshuar dhe ka sekuestruar prova të ndryshme, gjatë një aksioni kundër drogës që po zhvillohet më 7 shtator në pesë komuna të Kosovës.

Me urdhër të Prokurorisë Themelore të Pejës, aksioni po zhvillohet në Pejë, Istog, Klinë, Skenderaj dhe Mitrovicë.

Në këtë aksion, deri më tani janë grumbulluar prova, janë sekuestruar para kesh, armë zjarri, prova të ndryshme, të cilat do të shërbejnë për ndriçimin e kësaj çështjeje penale.

Ky aksion ka të bëjë me kultivimin e paligjshëm të kanabisit, por gjatë bastisjeve janë gjetur edhe lloje të tjera të drogave.

Gjatë këtij viti, autoritetet e rendit në Kosovë kanë ndërmarrë disa aksione kundër narkotikëve, teksa në prill dhe maj janë shkatërruar disa laboratorë të drogës në Zveçan dhe në Ferizaj.

Kalendari

Ngjarjet e datës 3 shkurt 2023  - Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Ndërtesa e KGjK-së, ora 9:00)

- Kuvendi Komunal i Gjilanit mban seancë të jashtëzakonshme, ku në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë në vlerën deri 100 euro për të gjithë tatimpaguesit e kësaj komune, për vitin 2023. (Salla e Kuvendit Komunal të Gjilanit, ora 10:00)

- Sindikata e Sektorit Privat të Kosovës mban konferencë për shtyp lidhur me gjendjen e punëtorëve teknik të Sektorit Privat te Kosovës dhe dialogu me qeverinë dhe institucionet tjera të Kosovës. (Zyrët e Sindikatës, ora 11:00)

- Lidhja Demokratike e Kosovës Dega në Prizren, mban konferencë për medie. (Selia e LDK-së në Prizren, ora 11:00)

- Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere shqyrton Projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit mbi ndarjet buxhetore, si dhe shqyrton listën e kandidatëve për plotësimin e një pozite për anëtar joekzekuiv të Bordit të Bankës Qendrore të Kosovës. (Kuvendi i Kosovës, salla C203, ora 13:30)

- Prezantohet puna e kryer rreth vajzave dhe grave me aftësi të kufizuara të cilat kanë folur hapur për historitë e tyre të, abuzimeve seksuale, dhunës fizike, dhunës psikike, keqtrajtimeve, ofendimeve dhe diskriminimeve. (Ndërtesa e Qeverisë, salla P38, ora 14:30)