23 Prill 2024

Policia ndërmerr masa ligjore ndaj 26 personave që nuk respektuan orën policore

Prishtinë, 28 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot rreth ores 00:30, policia në Gjakovë ka pranuar një informate se disa persona ndodheshin duke luajtur lojëra të fatit.

Policia ka reaguar me njësitete saj policore dhe aty ka hasur njëzet e gjashtë persona të dyshuar të cilët ishin duke zhvilluar aktivitetin e kundërligjshëm.

Gjatë bastisjes dhe kontrollit në lokacion policia ka gjetur një armë dhe një sasi të substancës së dyshuar narkotike të llojit kanabis.

Personat e dyshuar janë shoqëruar në stacionin policor në Gjakovë dhe janë intervistuar. Bazuar në ligjin në fuqi të gjithë të dyshuarve iu është shqipëtuar nga një gjobë për mosrespektimin e orës policore.

Në vendngjarje ka dalur edhe njësia e hetimeve ku është bërë konfiskimi e armës, sasisë së substancës narkotike dhe të gjitha provat dhe deshmitë për aktivitetin e kundërligjshëm të lojërave të fatit.

Në lidhje me rastin është  informuar edhe prokurori kujdestar ku me urdhër të tij, inicohen tri vepra penale “Organizimi i skemave piramidale dhe i bixhozit të paligjshëm” “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”, dhe “Posedim i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge” për hetime të mëtejme në procedurë të rregullt.


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)