28 Mars 2024

Policia ndalon ahengun në zbatimin e masave antiCovid

Pejë, 4 shtator - Drejtoria Rajonale e  Policisë në Pejë, sot përmes rrugëve operative ka pranuar informacion se ne fshatin Radac-Pejë, është duke u mbajtur një aheng (dasmë).

Me të marr informatën Njësitet relevante të Policisë nga Drejtoria Rajonale e Policisë ne Pejë në mënyrë profesionale menjëherë iu kanë përgjigjur vendit të ngjarjes, në atë lokacion nga Policia janë ftuar të shkojnë edhe inspektorët e AVUK-ut.

 Pronarit të lokalit iu është shqiptuar gjoba për person juridik në shumë prej dymijë (2000) euro, ndërsa organizatorit të këtij ahengu iu është shqiptuar gjoba për person fizik në shumë prej dyqind (200) euro.

Të pranishmit menjëherë janë larguar nga lokali dhe aktiviteti është ndërprerë.

Policia e Kosovës me këtë rast apelon tek te gjithë qytetarët që ti respektojnë vendimet e Qeverisë, dhe të IKSHPK-se. Në të kundërtën për qytetarët që nuk i respektojnë vendimet e Qeverisë dhe të IKSHPK-së, toleranca do të jetë zero.
     

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)