24 Prill 2024

Policia ndalon 4 rus për kalim ilegal të kufirit nga Serbia në Kosovë

Prishtinë, 15 nëntor - Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë realizimit të detyrave dhe autorizimeve ligjore përmes njësive kompetente për menaxhim dhe kontroll efikas të kufirit shtetëror, sot rreth orës 11:45 në fshatin Jelakce, Leposaviq, ka ndaluar një veturë të dyshuar e tipit Opel Astra, me targa të huaja BG në të cilën ndodheshin katër persona, shtetas rus, të cilët përmes rrugëve alternative kishin hyrë ilegalisht në Republikën e Kosovës.

Katër (4) personat e ndaluar dy (2) meshkuj dhe dy (2) femra, të gjithë shtetas rusë, janë shoqëruar në Polici dhe ndaj tyre iniciohet rast për “kalim të paautorizuar të kufirit, ose vijës kufitare”.

Lidhur me rastin janë njoftuar autoritetet kompetente dhe me vendim të prokurorit të dyshuarit dërgohen në mbajtje 48 orë për procedura të mëtejme.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)