20 Prill 2024

Policia Kufitare arreston dy persona për kontrabandim me migrantë

Prishtinë, 7 qershor - Policia Kufitare e Kosovës rajoni Perëndimi pas zhvillimit të hetimeve dhe duke u bazuar në urdhëresën e autoriteteve të drejtësisë për kontroll të shtëpive dhe lokaleve përcjellëse ka bastisur dy lokacione të ndryshme në Gjakovë dhe ne Suharekë, tek personat e dyshuar të përfshirë në veprimtari penale
     
Gjatë bastisjes së lokacioneve të ndryshme te të dyshuarve meshkuj/kosovar janë gjetur dhe sekuestruar dëshmi materiale për procedura të mëtejme si në vijim: një pistoletë me gas, e tipit Ekol kalibri 9 mm dhe një karikator, dymbëdhjetë copë fishek me gaz të kalibrit 9 mm, një thikë ushtarake, dy kapela me emblemë të PK-së si dhe një telefon Smasung S10, një automjet (BMW X5) e cila dyshohet se është marr nga një person tjetër për shkak të një borxhi dhe tjetër dhe një kompjuter në të cilin kishte dokumente të skanuara.

Me vendim të prokurorit kompetent njëri nga personat e dyshuar ndalohet për 48 orë, përderisa i dyshuari tjetër lirohet pas intervistimit në prezencë të avokatit të tij mbrojtës

Hetimet lidhur me rastin ende janë në proces nga  njësia e hetimeve pranë Drejtorisë së Policisë Kufitare “Perëndimi” në Gjakovë. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)