28 Mars 2024

Policia kroate zotohet se do të mbështetes Policinë e Kosovës

Prishtinë, 12 maj – Në konferencën rajonale të shefave të policive e cila po vazhdon të mbahet në Zagreb të Kroacisë, në vazhdën e takimeve bilaterale drejtori i përgjithshëm i Policisë së Kosovës z. Samedin Mehmeti ka realizuar një takim me drejtorin e përgjithshëm të policisë së Republikës së Kroacisë z. Nikola Milinia.

Fokusi i diskutimit ka qenë avancimi i  bashkëpunimit ndërmjet dy organizatave policore, përfshirë ndihmën që Policia Kroate po i jep Policisë së Kosovë në avancimin e kapaciteteve përmes IPA-së dhe projektit të reformës policore.

Po ashtu nga drejtori i policisë kroate, u zotua se do të vazhdojë përkrahja dhe mbështetja ndaj PK-së, në të gjitha fushat e në veçanti në inkuadrimin dhe anëtarësimin në mekanizmat ndërkombëtar, inkuadrim ky i cili do të rris edhe më tej bashkëpunimin bilateral.

Takimi rezultojë mjaft pozitiv për të dy organizatat policore, ku të dy krerët u zotuan për vazhdim të bashkëpunimit të ndërsjellët.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)