20 Maj 2022

Policia implementon urdhrin operativ në ruajtje të rendit Kushtetues

Prishtinë, 16 janar - Referuar informacioneve lidhur me paralajmërimet se më 16 janar 2022, një referendum për ndryshime kushtetuese i planifikuar të mbahet në Serbi do të organizohet edhe në Republikën e Kosovës (RKS), Policia e Kosovës si institucion i zbatimit të ligjit në bashkërendim me autoritetet kompetente, bazuar në aktet ligjore dhe rezolutën e miratuar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës, ka bërë planifikimet e saj operacionale për ruajtjen e rendit Kushtetues të RKS-së si dhe ruajtjen e rendit dhe qetësisë publike në vend.
 
Në këtë fushëveprim Policia e Kosovës ka hartuar urdhrin operativ ku janë paraparë masat dhe veprimet e Policisë së Kosovës në funksion të ruajtjes së rendit kushtetues të Republikës së Kosovës dhe garantimit të sigurisë së përgjithshme. Po ashtu janë paraparë të gjitha planifikimet dhe veprimet operacionale për menaxhim të sigurisë dhe reagim profesional në rast të cenimi të sigurisë qytetare apo rendit kushtetues në vendin tonë.
 
Situata vlerësohet se ka kaluar e qetë dhe pa incidente, përjashtuar mbajtja e disa tubimeve dhe marshimeve në lokacione/qytete të ndryshme, në cilësi të shprehjes së pakënaqësisë ndaj moslejimit të mbajtjes së referendumit në Kosovë.
 
Policia e Kosovës është e përkushtuar në kryerjen e detyrave dhe autorizimeve të saj konform autorizimeve ligjore dhe kushtetuese si dhe garantimin e sigurisë së përgjithshme në vend.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 maj 2022

- Për herë të parë në Kosovë organizohet Dita Internacionale të Burimeve Njerëzore. (Amfiteatri i Fakultetit Ekonomik,  ora 9:30)

 - Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti diskuton rreth performances së përgjithshme të Kosovës në fushën e energjisë elektrike ne raport me kërkesat e Komunitetit të Energjisë. (Ndërtesa e Kuvendit, salla N10, ora 11:00)

- Presidentja e Republikës së Kosovës, znj.Vjosa Osmani Sadriu, Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj marrin pjesë në ceremonisë së betimit  të ushtarëve të rijnë  FSK-së. (Kazerma e Komandës dhe Doktrinës në Ferizaj, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim ambasadoren e Greqisë, Heleni Vakali. (Kabineti i kryetarit, ora 10:00)

- Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Glauk Konjufca, pret në takim Komisionin e Venecias për Vetting. (Kabineti i kryetarit, ora 11:15 - Mediat mund të marrin pamje në fillim të takimeve)

- Në shënim të përvjetorit të masakrës së Dubravës, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu së bashku me studente nga Universiteti i Prishtinës, zhvillon një vizitë në Dubravë. (Dubravë, ora 11:30)

- Bashkimi i Sindikatave të Pavarura të Kosovës organizon protestë. (Sheshi Zahir Pajaziti, ora 13:00)

- Në kuadër të Ditëve të Gjuhës Gjermane organizohet piknik me poezi. (Pakru i qytetit të Prishtinës, ora 15:00)

- Në vazhdën e aktivitete për promovimin e lëvizjes së lirë nëpër Kryeqytet, Komuna e Prishtinës në bashkëpunim me “Qendra Marrëdhënie” në Tiranë, organizojnë aktivitetin “Festë n ‘ Rrugë” për të përjetuar së bashku lirimin e rrugëve afër shkollave për të mirën e fëmijëve tanë dhe gjithë komunitetit përreth. (Rruga “Zejnel Salihu”, përball Shkollës Fillore “Elena Gjika”, ora 17:00)

- Mbahet koncerti përmbylles i Ditëve të Gjuhës Gjermane. (Amfiteatri i Biblotekës Universitare, ora 19:00)