20 Shtator 2021

Policia identifikon 22 shtetas të Shqipërisë me qëndrim të parregullt në Kosovë

Prishtinë, 5 gusht -Policia e Kosovës ka njoftuar se përmes Drejtorisë për Migrim dhe të Huaj, sot më  në orët e hershme të mëngjesit ka zhvilluar një operacion në Prishtinë në lagjen Velania, me ç ‘rast janë identifikuar (22) shtetas nga Republika e Shqipërisë të cilët kanë qenë me qëndrim të pa rregullt në Kosovë.

Shtetasit e potencuar lart sipas policisë kanë qenë të ndarë në tri familje disa prej tyre të mitur të shoqëruar nga prindërit e tyre.

"Trajtimi i tyre është bërë sipas dispozitave të Ligjit për të Huajt me ç ‘rast janë zbatuar dispozitat ndëshkimore si dhe janë ndërmarrë masat e  depërtimi të disa prej tyre përmes vendimeve për largim vullnetar si dhe disa të tjerëve  përmes vendimeve për largim me forcë", thekson policia.

Shkeljet që janë konstatuar nga Ligji për të huaj kanë të bëjnë me veprimtarinë e tyre si lëmosh-kërkues dhe muzikant rruge,  mos paraqitja e adresave të banimit të tyre, tejkalimi i qëndrimit brenda periodës kohore si dhe mos posedimi i mjeteve financiare të mjaftueshme për jetesë në Republikën e Kosovës.

 

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 20 Shtator 2021 - Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Bardh.  (Fshati Bardh i Malishevë, ora 9:00)

- Mbahet seanca gjyqësore ndaj të pandehurit Sejdullah Mahmuti për trajtim të pa
ndërgjegjshëm mjekësorë. (Gjykata Themelore në Ferizaj, ora 9:30)

 - Mbahet seanca plenare e Kuvendit të Republikës së Kosovës në të cilën ndër të tjera do të    formohet Komisioni Ad-hoc për përzgjedhjen e kandidatëve për tetë anëtarë nga komuniteti shqiptarë dhe një anëtar nga komuniteti serb në Bordin e RTK-së. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve mban mbledhjen e radhës. (Selia e KQZ-së, ora 10:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Senik. (Fshati Senik i Malishevë, ora 11:00)

- Kandidatit për kryetar të Malishevës nga radhët e Nismës Socialdemokrate, Ekrem Kastrati takon fermerët në fshatin Banjë. (Fshati Banjë i Malishevë, ora 13:00)

- The Balkan Forum organizon konferencën me temë “Jo regjimit të vizave: Koha për të vendosur qytetarët në rend të parë”. (Swiss Diamond Hotel, ora 14:00)