18 Prill 2024

Policia e Mitrovicës së Jugut merr vlerësimin më të lartë pozitiv të qytetarëve

Mitrovicë, 25 maj - Kryetari i komunës, Agim Bahtiri, i shoqëruar nga drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, sot ka ftuar në takim krerët e Stacionit Policor Jug në Mitrovicë, drejtoreshën Rajonale të Policisë në Mitrovicë, nënkolonele, Afërdita Mikullovci, komandantin e Stacionit Policor në Jug, major, Ahmet Xhosha, shefin e Krimeve të Përgjithshme, major, Arsim Krasniqi, dhe shefin e Hetimeve nga Stacioni i Policisë në Jug, kapiten, Shemsi Igrishta.

Pjesë e këtij takimi ka qenë edhe drejtori i Inspeksionit nga Komuna e Mitrovicës, Fidan Ademi.

Këtë takim kryetari Bahtiri e ka aranzhuar me qëllimin që të diskutojnë lidhur me rastet e fundit të ndodhura në Mitrovicë, siç janë ngacmimet seksuale, dhuna fizike mes qytetarëve, ku mes tjerash është diskutuar edhe për gjendjen e sigurisë së përgjithshme në qytet.

Me këtë rast, kryetari Bahtiri ka reaguar ashpër ndaj këtyre dukurive negative në shoqërinë tonë, ku së bashku me krerët e Policisë kanë kërkuar nga të gjithë qytetarët e Mitrovicës të jenë tolerant, të mirëkuptohen mes vete, dhe mos të shprehin dhunë ndaj njëri tjetrit, por problemet e tyre të adresohen nëpërmjet institucioneve përgjegjëse, pasi që Policia është e gatshme të ndërmarrë të gjitha masat e duhura konform ligjeve në fuqi.

Gjithashtu ata vlerësuan lartë bashkëpunimin ndërmjet këtyre dy institucioneve, bashkëpunim ky që ka dhënë rezultate pozitive në stabilizimin e gjendjes së përgjithshme në komunë. Ku kryetari Bahtiri ka kërkuar nga të pranishmit të hulumtojnë tregun dhe të sjellin një ofertë për vendosjen e kamerave të sigurisë në gjithë qytetin e Mitrovicës, duke rritur kështu nivelin e sigurisë për qytetarët tanë.

Më tutje në këtë takim drejtoresha Mikullovci, njoftoj kryetarin Bahtiri për një vlerësim të kryer nga Inspektorati Policor i Kosovës lidhur me besueshmërinë dhe kënaqshmërinë e publikut me Policinë e Kosovës, ku bazuar në këtë hulumtim, Policia nga Rajoni i Mitrovicës së Jugut ka marr vlerësimin më të lartë pozitiv në krahasim me regjionet tjera, me theks të veçantë janë vlerësuar këto fusha; punojnë shumë në parandalimin e veprave penale, më së paku korrupsion në rajon dhe qytetarët janë shprehur të kënaqur me punën e kryer të policisë së Mitrovicës së Jugut.

“Policia e Rajonit të Mitrovicës së Jugut ka rezultuar të ketë besueshmëri më të lartë në krahasim me rajonet tjera edhe në hulumtimet e mëparshme të realizuara nga QKSS për vitet 2018, 2019, 2020 e falë këtyre rezultateve policia e Stacionit Jugor po i kryen me përpikëri të gjitha detyrat e parapara me planin e saj të punës”, ka thënë drejtoresha Mikullovci.

Ndërkaq, komandanti i Stacionit Policor në Jug, major, Ahmet Xhosha, prezantoj statistikat lidhur me rastet që kanë ndodhur në katër mujorin e parë të vitit 2021, ku krahasuar me vitin 2020, kemi këtë gjendje; raste të incuara për vitin 2021 janë 249 raste, prej tyre vepra penale 156 apo 20 % më pak se sa në vitit 2020, veprat penale kundër pasurisë 75 raste apo 24 % më pak se në vitin 2020, raste të dhunës në familje 20 apo 20 % më pak se në vitin 2020, ngacmime seksuale 2 raste apo 33 % me pak, dhunime 2 raste apo 50 % më pak se në vitin 2020.

Gjithashtu komandanti Xhosha theksoj se janë duke u marr intensivisht me situatën e pandemisë, si dhe me situatën në trafik.

Pasi u njoftua me të arriturat dhe punën e Stacionit të Policisë në Mitrovicë, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, ka përgëzuar drejtoreshën Rajonale të Policisë në Mitrovicë, nënkolonele, Afërdita Mikullovci, si dhe të gjithë policët për efikasitetin dhe punën e tyre të shkëlqyeshme në zbatimin e ligjit, krijimin e një ambienti të sigurt për qytetarë, ruajtjen e rendit dhe të qetësisë publike.

Po ashtu kryetari Bahtiri, potencoi se kemi bashkëpunim mjaft të mirë dhe të vazhdueshëm me Policinë, në parandalimin e tensioneve apo incidenteve të ndryshme, dhe si rezultat i bashkëpunimit të qytetarëve, pushtetit lokal dhe policisë, janë shënuar këto rezultate jashtëzakonisht të mira.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)