29 Mars 2024

Policia e Gjilanit arrestoi tre persona të dyshuar në tri raste të ndara

Prishtinë, 14 dhjetor - Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Drejtoria rajonale në Gjilan, si rezultat i angazhimeve dhe realizimit të planifikimeve operacionale, përmes patrullimeve policore ka arritur në tri raste të ndara të arrestoi tre persona të dyshuar, mbi dyshimin e bazuar për përfshirje në veprimtari kriminale.

Rasti i parë është realizuar sot me 14.12.2021 në qendër të Gjilanit, ku është arrestuar personi i dyshuar (S. R.), lidhur me rastin “Blerja, posedimi, shpërndarja, e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge”, pasi tek i njëjti është gjetur sasi e substancave narkotike e dyshuar mariuhanë në sasi 11.89.gr.

I dyshuari është arrestuar , sjell në stacion policor dhe iu është nënshtruar procedurave policore, përderisa substanca narkotike është konfiskuar, në cilësi të provës materiale.

Rasti i dytë është realizuar po ashtu sot me 14.12.2021 në fshatin Uglar ku është arrestuar personi i dyshuar për rastin “Mbajtja në pronësi, kontroll apo posedim i paautorizuar i armëve”, pasi i njëjti kishte hyrë në një lokal me armë.

 I dyshuari me të vërejtur njësinë policore, ka hedhur armen nën tavoline dhe ka filluar ikjen, mirëpo falë veprimeve të shpejta dhe profesionale, policia ka arritur ta arrestojnë personin e dyshuar si dhe ta konfiskojnë armën dhe një karikator me (6) fishekë. Me vendim të prokurorit  i dyshuari ndalohet për 48 orë.

Rasti i tretë gjithashtu është realizuar sot në Uglar ku është arrestuar personi i dyshuar për rastin “Organizim i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”, pasi i njëjti në cilësinë e pronarit të lokalit, ka lejuar dhe mundësuar që të zhvillohen veprimtari të skemave piramidale, bixhozit dhe lojërave te tjera te fatit.

Lidhur me rastin janë konfiskuar mjetet e përdorura dhe (16) euro para të gatshme, të hasura në tavolinën në të cilën kishin qenë duke luajtur. I dyshuari  është nënshtruar procedurave policore dhe në konsultim me prokurorin, i njëjti ndalohet për 48 ore..

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)