06 Shkurt 2023

Përurohet Kompleksi Memorial i 86 dëshmorëve dhe martirëvete të fshatit Polac

Skenderaj, 4 nëntor - Sot në fshatin Polac të Komunës së Skenderajt do të përurohet kompleksi memorial si dhe do të behët zbulimi i pllakes përkujtimore në nderim të 86 dëshmorëve dhe martirëvete të fshatit të rënë në luftën e lavdishme të UÇK-se në vitin 1998/1999.

Projekti për ndërtimin e Kompleksit të varrezave të dëshmorëve dhe martirëve të luftës së fundit të fshatit Polac është hartuar dhe financuar nga Agjencia për Menaxhimin e Komplekseve Memoriale në Kosovë.

Projekti po ashtu është inciativë e ish kryetarit të fshatit Polac Isuf Hoti dhe asambleisti i Kuvendit Komunal të Skenderajt, Afrim Kabashi.

Asambleisti Kabashi ka thënë së nga lufta në fshatin Polac janë të vrare 88 dëshmor dhe martirë gjatë viteve 1998-1999, ndërsa të zhdukur janë 7 persona.

"Është obligim i ynë që t’i nderojmë dhe t'i kujtojm të gjithë dëshmorët dhe martirët e lirisë, pasi sakrifica e tyre na ka mundësuar lirinë dhe pavarësinë e Kosovës", ka theksuar Kabashi.

Kalendari

Ngjarjet e datës 7 shkurt 2023

 - Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, KulturÑ‘, Rini dhe Sport, shqyrton Projektligjin pÑ‘r Agjencinë e Kosovës për Akreditim. (Kuvendi i Kosovës, salla N303, ora 10:00)
    
- Komisioni për Ekonomi, Industri, Ndërmarrësi dhe Tregti, shqyrton Planin e Performancës për vitin 2023, të Zyrës së Rregullatorit të Energjisë. (Kuvendi i Kosovës, salla N10, ora 11:00)
    
- Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni, së bashku me përfaqësuesit e grupeve të qytetarëve organizon ceremoninë për nënshkrimin e Agjendës së Kontratës Sociale për Gjilanin, që është zotim i përbashkët nëpërmjet zyrtarëve të Komunës dhe qytetarëve për të përmirësuar komunikimin, bashkëpunimin dhe veprimet kolektive. (Shkolla e Mesme e Muzikës, Gjilan, ora 12:00)
    
- Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, raporton në Komisionin për Mjedis, Ushqim, Bujqësi, Planifikim dhe Zhvillim. Temë diskutimi është plani Hapësinor i Parkut Kombëtar “Bjeshkët e Nemuna”. (Kuvendi i Kosovës, salla N302, ora 13:00)

- Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, do të dorëzojë Kallëzim Penal në Prokurorinë Speciale në Prishtinë, për keqpërdorimin e mjeteve të Qeverisë së Kosovës nga ana e Këshillit Kombëtar Shqiptar. (Ndërtesa e Prokurorisë, ora 14:00)  
    
- Një delegacion i ambasadorëve të shteteve të QUINT-it në selinë e OSBE-së në Vjenë të Austrisë, vizitojnë Akademinë e Kosovës për Siguri Publike. I pranishëm do të jetë dhe ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla. (Akademia për Siguri Publike, Vushtrri, ora 14:25)