23 Prill 2024

Për shkak fluksit të madh në Merdare policia, kërkon që të shfrytëzohen edhe pika tjera të kalimit të kufirit

Prishtinë, 31 korrik - Policia e Kosovës ka njoftuar se zyrtarë policorë të kufirit, janë duke punuar me kapacitete të plota në këtë kohë kur fluksi i hyrje daljeve nga territori i Republikës së Kosovës, sidomos në Pikën e Kalimit Kufitar Merdare është shumë i madh dhe pritjet janë të gjata.

Policia ka deklaruar se koha e pritjes nuk varet vetëm nga zyrtarët policiorë të vendit tonë.

Departamenti i Kufirit i Policisë së Kosovës, njofton të gjithë qytetarët, në veçanti bashkatdhetarët që janë duke shfrytëzuar Pikën e Kalimit Kufitar Merdare për hyrje-daljen për në Republikën e Kosovës, se: për shkak të fluksit tepër të madh të udhëtareve me vetura, pritjet aktualisht (ora 12:29, datë 31.07.2021)  në hyrje/dalje janë nga 200 deri në 240 minuta.

''Andaj, kërkojmë, lusim në veçanti bashkatdhetarët, që në fakt janë shumica dërmuese e atyre që po presim me orë të tëra në këtë pikë kufitare, të shfrytëzojnë edhe pikat tjera kufitar, si: Pikën e Kalimit Kufitar Mutivodë, Dheu i Bardhë, por edhe atë në Jarinje ku aktualisht nuk ka pritjet të gjata'', thuhet në njoftimin e policisë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)