13 Qershor 2021

Parandalohet futja e kontrabandës në QP Prishtinë

Prishtinë, 7 maj - Sot, rreth orës 09:40 në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, pas një pune intensive të stafit, zyrtarët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda kësaj qendre.

Zyrtarët korrektues gjatë  kontrollimit të  shëtitores së qendrës kanë vërejtur se në traun e shtyllës se metalit kishte të fshehur një pako të cigareve, në të cilën ishte fshehur një telefon i tipit “Nokia” dhe një  kabllo për mbushjen e telefonit.

Lidhur me rastin janë njoftuar policia e Kosovës, të cilët kanë bërë konfiskimin e telefonit dhe kanë filluar hetimet se si ka ardhur deri te tentimi i futjes së kontrabandës brenda perimetrit të qendrës.

Shërbimi Korrektues i Kosovës mbetet i përkushtuar në luftimin kontrabandës brenda institucioneve korrektuese dhe asnjëherë nuk do të qëndroj duarkryq përballë këtyre dukurive negative të cilat rrezikojnë rendin dhe sigurinë e saj.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 13 Qershor 2021 - Klubi Off Road Prizreni organizon ngjitje në Maje tek Liqenet. (Përball Qendrës Sportive ”Sezair Surroi” në Prizren, ora 10:00)
 
 - Me rastin e shënimit të 14 Qershorit, Ditës së Çlirimit të komunës së Rahovecit mbahet finalja në futboll të vogël. (Palestra Sportive“Mizahir Isma”, ora 18:00)