31 Korrik 2021

Pakoja e Projektligjeve kundër Korrupsionit drejt finalizimit

Prishtinë, 16 qershor - Në kuadër të finalizimit të pakos së ligjeve kundër korrupsion, sot dhe nesër mbahet punëtoria dy ditore për Projekt Ligjin për Deklarim, Prejardhje dhe Kontrollin e Pasurisë së Zyrtarëve Publik. 

Fokusi i diskutimeve po zhvillohet në çështjet që janë identifikuar si sfida dhe mangësitë e ligjit ekzistues me theks të veçantë lista e deklaruesve të pasurisë, ku do të përfshihen edhe kategori të reja, deklarimi online, masat ndëshkuese dhe obligimi për deklarim të prejardhjes së pasurisë. 

Në këtë punëtori po marrin pjesë përfaqësues të institucioneve përkatëse, partnerët ndërkombëtarë si dhe përfaqësues nga shoqëria civile.

Krahas finalizimit të Projekti Ligjit për Agjencinë për Parandalimin të Korrupsionit i cili shumë shpejt do të procedohet për në Qeveri dhe pastaj në Kuvend, ky projekt ligj, do të procedohet për konsultime publike.

Ministria e Drejtësisë mbetet e përkushtuar për avancimin e legjislacionit kundër korrupsionit dhe për intensifikimin e përpjekjeve që deklarimi i pasurisë të jetë mjet efikas për parandalimin e abuzimeve me paranë publike.

Punëtoria mbështetet nga Zyra e UNDP-së në Kosovë.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 1 Gusht 2021

- Nën organizimin e Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani mbahet ceremonia e dorëzimit të medaljes post-mortem për Beau Biden më ç'rast me një fjalë rasti do t’iu drejtohet Presidentja Osmani, gjithashtu përmes një video-mesazhi edhe Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden, si dhe me një fjalë rasti ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë Philip S. Kosnett. (Oborri në hyrje të objektit të Kuvendit ora 18:30 - Mediat duhet të jenë të pranishme në Presidencë, ora 17:45)