09 Shkurt 2023

OSBE diskuton për aspektet e sigurisë së dhunës në familje

Prishtinë, 7 dhjetor - Misionin në Kosovë të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë (OSBE) do të organizojë një tryezë të rrumbullakët për qasjen në drejtësi për viktimat e dhunës në familje, si pjesë e aktiviteteve për shënimin e 16 ditëve të aktivizmit kundër dhunës në baza gjinore.

Në këtë tryezë të rrumbullakët pritet të mblidhen ekspertë të ndryshëm nga institucionet qeveritare, Policia e Kosovës, Qendrat për Punë Sociale, strehimoret për viktima të dhunës në familje, Institucioni i Avokatit të Popullit, si dhe OJQ-të e grave.

Pjesëmarrësit do të diskutojnë për aspektet e sigurisë së dhunës në familje, rolin e aktorëve të ndryshëm në trajtimin e rasteve të dhunës ndaj grave dhe dhunës në familje, si dhe për rëndësinë e bashkëpunimit dhe bashkërendimit institucional, me vëmendje të posaçme në referimin e sigurt dhe shërbimet e tjera në dispozicion për viktimat.

Fjalë hyrëse do të japin Ambasadori Michael Davenport, Shef i Misionit të OSBE-së në Kosovë; Blerim Sallahu, Zëvendësministër i Drejtësisë; Blerim Gashani, Zëvendësministër i Punëve të Brendshme; dhe Nënkolonel Arbnesh Ajvazi nga Policia e Kosovës.

 
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 9 shkurt 2023

- Kuvendi i Republikës së Kosovës mban seancë plenare. (Kuvendi i Kosovës, ora 10:00)

- Këshilli Gjyqësor i Kosovës mban mbledhjen e radhës. (Objekti i KGJK-së, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, viziton Komunën e Podujevës, ku do të pritet nga kryetari Shpejtim Bulliqi. (Podujevë, ora 10:00)

- Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi, do të përurojnë Qendrën e Mjekësisë Familjare në Gllamnik. (Fshati Gllamnik, Podujevë, ora 11:00)  

- Komuna e Prizrenit nënshkruan Agjendën e Kontratës Sociale për Prizrenin, që është zotim i përbashkët i Komunës dhe qytetarëve për përmirësimin e komunikimit, bashkëpunimit dhe veprimeve kolektive. (Këndi Amerikan në Prizren, ora 11:00)

- Federata e Boksit organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve “Laureatët e viti 2022”. (Hotel Sirius, ora 17:00)