29 Mars 2024

Një muaj paraburgim për kryerjen e veprës penale "dhunimi"

Gjilan, 4 nëntor – Gjykata Themelore në Gjilan ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Themelore të Gjilanit, duke i caktuar masën e paraburgimit prej 30 (tridhjetë) ditë të pandehurit Sh. U.. 

Ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri në mesin e muajit shtator të vitit 2021, ka kryer marrëdhënie seksuale me të miturën e moshës 13 vjeçare. 

Me këto veprime, i pandehuri Sh. U. dyshohet të ketë kryer veprën penale dhunimi vepër e sanksionuar me Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Gjyqtari i procedurës paraprake në Departamentin e Krimeve të Rënda, ka konsideruar se qëndrojnë arsyet ligjore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurit të lartcekur, aplikimi i masave tjera alternative në këtë fazë të procedurës do të ishin të pamjaftueshme. 



 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)