28 Mars 2024

Nga sot, Policia e Kosovës patrullon në liqenin e Ujmanit

Prishtinë, 8 shtator - Ministri i Punëve të Brendshme dhe Administratës Publike, Xhelal Sveçla tha se për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai, në një postim në Facebook thotë se kontrolli i kufirit shtetëror tashmë është më i plotë.

“Për herë të parë që nga paslufta, pas krijimit të njësitit për patrullim ujor, Policia e Kosovës sot filloi me patrullimin e rregullt të vijës kufitare mes Republikës së Kosovës dhe Serbisë, si dhe gjithë hapësirës së Liqenit të Ujmanit. Tashmë, kontrolli i kufirit shtetëror është më i plotë”, shkruan Sveçla.

Ministri e përgëzoi Policinë e Kosovës për suksesin e radhës.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)