19 Prill 2024

Në Mitrovicë promovohet libri “Kosova-histori e shkurtër”

Prishtinë, 1 qershor - Në Qendrën e Kulturës, ”Rexhep Mitrovica”, në prani të përfaqësuesve komunal dhe shumë dashamirëve të librit, është bërë promovimi i librit “Kosova-Një histori e shkurtër” nga autori i mirënjohur Jusuf Buxhovi.

Në këtë promovim i pranishëm ishte edhe kryetari i komunës, Agim Bahtiri, të cilit vet autori ia dhuroi librin bashkë me “Kosovën” në tre vëllime në gjuhën angleze. Ndërsa pjesë e këtij promovimi ishte edhe prezantimi i romanit “Shënimet e Gjon Nikollë Kazazit” (botimi i plotësuar), që këto ditë doli nga shtypi. 

Në fjalën e tij, kryetari Bahtiri, e cilësoi Buxhovin si një shkrimtar që çdo ditë e begaton krijimtarinë artistike letrare dhe historinë kombëtare. 

“Veprat e tua letrare janë pasuri kombëtare por edhe kontributi juaj në çështjet atdhetare e lartësojnë edhe më shumë krijimtarinë dhe figurën tuaj të një shkrimtari, poeti e historiani të sofistikuar”, ka thënë kryetari Bahtiri.

Ndërkaq, autori Buxhovi ka thënë se ndihet jashtëzakonisht mirë që ky libër po promovohet edhe në Komunën e Mitrovicës, andaj  është shumë i lumtur dhe falënderues ndaj institucionit që e ka ftuar për të promovuar librin e tij. Ai para të pranishmëve shpalosi disa prej temave që ka shtjelluar në librin e tij të fundit.

“Kosova- Një histori e shkurtër” paraqet një përmbledhje prej 8 librave të shkruara mes viteve 2012-2015, të bëra bashkë në një botim të veçantë. Vepra e Buxhovit, është e një rëndësie të veçantë, meqë ka vendosur disa standarde të natyrës shqyrtuese dhe rishqyrtuese, veçmas që lidhen me lashtësinë pellazge, rolin e mbretërisë së Dardanisë dhe të Maqedonisë në antikitet si shtylla të saj dhe të tjera të anashkaluara ose të injoruara për interesa të ndryshme politike, që doemos historiografia shqiptare duhet t’i përfill, pa marrë parasysh sjelljen e pakuptueshme “inerte” ndaj saj. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)