23 Prill 2024

Në dy operacione policore të ndara, arrestohen pesë të dyshuar

Prishtinë, 25 gusht - Policia e Kosovës ka njoftuar se hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimit të Organizuar në koordinim dhe bashkëpunim me Prokurorinë e Shtetit, më 25.08.2022 ka zhvilluar operacione policore në rajonin e Pejës dhe në rajonin e Gjakovës.

Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Pejës, ka ardhur si rezultat i zhvillimit të hetimeve intensive me qëllim të zbardhjes së veprimtarive kriminale ku të përfshirë kanë qenë disa persona të dyshuar për trafikim të armëve. Gjatë operacionit policor janë identifikuar dhe arrestuar katër të dyshuar meshkuj kosovarë.

Gjatë zhvillimit të këtij operacioni janë kryer kontrolle të shtëpive dhe objekteve përcjellëse prona të të dyshuarve me qëllim të mbledhjes së provave dhe dëshmive ku janë gjetur dhe konfiskuar: Pesë armë, një AK-47 dhe katër revole, Një predhë trombloni dhe dyqind fishekë të kalibrave të ndryshëm dhe dëshmi tjera.

Operacioni policor i zhvilluar në rajonin e Gjakovës, njësitë policore nga Drejtoria e Hetimit të Trafikimit me Narkotik e asistuar nga Njësia e Reagimit të Shpejtë dhe Njësia e Krim Teknikës, në fshatin Lug-Bunar – Gjakovë kanë realizuar një operacion policor.

Këtij operacioni policorë i kanë paraprirë procedurat e aplikimit të masave të fshehta të hetimit në kuadër të parandalimit dhe luftimit të dukurisë së kultivimit të bimëve narkotike. Si rezultat i zhvillimit të këtij plani operativ është identifikuar një person i dyshuar mashkull/kosovar, i cili është arrestuar pasi i njëjti në një zonë malore të lokacionit të lartpërmendur kishte kultivuar bimë narkotike të llojit ‘kanabis sativa’ ku janë gjetur gjithsej njëqind e shtatë bimë të llojit të lartcekur me një gjatësi prej 2.5m të cilat me udhëzim të prokurorit kompetent janë shkatërruar, ndërsa një pjesë e tyre janë marrë për ekzaminim.

Si rezultat, në shtëpinë dhe objektet përcjellëse pronë e tij është kryer kontroll ku janë gjetur dhe konfiskuar: Një armë automatike AK-47 me karikator dhe shtatëmbëdhjetë fishekë dhe një karikator i revoles me njëmbëdhjetë fishekë.


Në lidhje me rastet e cekura për të gjitha veprimet e marra është njoftuar prokurori kompetent me aktvendim të së cilit ndaj të dyshuarave është caktuar masa e ndalim për 48 orë.

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)