25 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 80 aktakuza kundër 104 personave

Prishtinë, 29 prill -  Prokurori i Shtetit njofton opinionin se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur tetëdhjetë (80) aktakuza kundër njëqindekatër (104) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të prokurorit të shtetit janë ndaluar për 48 orë, pesë (5) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktimin e paraburgimit të tetë (8) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) persona të dyshuar, ka paraqitur pesë (5) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj gjashtë (6) personave, si dhe ka ngritur dyzetenjë (41) aktakuza kundër gjashtëdhjetë (60) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, si  dhe ka ngritur tre (3) aktakuza kundër katër (4) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.      

Prokuroria Themelore e Pejës, gjatë 24 orëve të fundit është ndaluar një (1) person i dyshuar për veprën penale “Dhunë në familje”. Me aktvendim të prokurorit të shtetit i dyshuari është ndaluar 48 orë.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar dy (2) persona, si dhe  ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzetedy (22) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,  gjatë 24 orëve të fundit, janë ngritur dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur tetë (8) aktakuza kundër nëntë (9) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur gjashtë (6) aktakuza kundër nëntë (9) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)