29 Mars 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 70 aktakuza kundër 90 personave

Prishtinë, 23 prill - Prokurori i Shtetit ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur shtatëdhjetë(70) aktakuza,  kundër nëntëdhjetë(90)  personave,për  vepra  të  ndryshme  penale.

Po  ashtu me  urdhër  të Prokurorit të Shtetit janë ndaluar për dyzetetetë (48) orë, dymbëdhjetë (12) persona të dyshuar,si dhe janë bërë pesë (5) kërkesa për caktimin e paraburgimit për pesë (5) persona,të dyshuar për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria  Themelore  në  Prishtinë, gjatë  24  orëve  të  fundit, me  urdhër  të prokurorit ka ndaluar pesë (5)  persona të dyshuar, ka paraqitur katër (4) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj katër (4) personave, si dhe ka ngritur njëzetetetë (28) aktakuza kundër tridhjetetetë (38) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria  Themelore  në  Prizren,gjatë  24  orëve  të  fundit,ka  ngritur pesë  (5) aktakuza  kundër pesë (5) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale, të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore e Pejës,gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale dhe    ka    ngritur    tetë    (8)    aktakuza,    kundër    njëmbëdhjetë    (11)    personave për    vepra    të    ndryshme    penale.

Prokuroria  Themelore  në  Gjilan, me  urdhër  të  prokurorit  ka  ndaluar  një  (1)  person, ka  paraqitur  një  (1)  kërkesë  për caktimin e masës së paraburgimit ndaj një (1) personi dhe ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër nëntëmbëdhjetë (19) personave.

Prokuroria Themelore në Gjakovë,gjatë 24 orëve të fundit,me urdhër të prokurorit kujdestar, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara, si dhe, është ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi të dyshuar.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të funditka ngritur dy(2) aktakuza kundër tre(3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë24 orëve të fundit, ka ndaluar dy (2) persona të dyshuar në dy raste të ndryshme dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave për vepra të ndryshme penale. 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)