23 Prill 2024

Në 24 orët e fundit prokuroritë kanë ngritur 66 aktakuza kundër 78 personave

Prishtinë, 23 dhjetor - Prokurori i Shtetit njofton opinionin publik se gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur gjashtëdhjetegjashtë (66) aktakuza kundër shtatëdhjetetetë (78) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, për 48 orë janë ndaluar gjashtëmbëdhjetë (16) persona, si dhe janë bërë shtatë (7) kërkesa për caktim të paraburgimit të tetëmbëdhjetë (18) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës, ka ndaluar një (1) person për veprën penale “Mashtrim me subvencione“, nga neni 324, paragrafi 1 të KPRK-se, dhe “Dhënie e ryshfetit“, nga neni 422 të KPRK-së.

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar shtatë (7) persona, ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj pesë (5) personave, si dhe ka ngritur njëzetenëntë (29) aktakuza kundër tridhjetetre (33) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar katër (4) persona të dyshuar për veprën penale “Fajdeja”, si dhe ka paraqitur tri (3) kërkesa për caktimin e paraburgimit për tre (3) persona të dyshuar për vepra të ndryshme penale. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave për vepra të ndryshme penale të përcaktuara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës (KPRK).

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të  dyshuar dhe ka ngritur tri (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit kujdestar, ka  ndaluar një (1) person të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh.

Brenda 24 orëve, Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”. Po ashtu, kjo prokurori ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit, ka ndaluar një (1) person të dyshuar, ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër dhjetë (10) personave, si dhe, ka ngritur shtatë (7) aktakuza kundër tetë (8) personave për vepra të ndryshme penale.
 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)