24 Prill 2024

Në 24 orët e fundit janë ngritur 50 aktakuza kundër 57 personave

Prishtinë, 9 qershor – Prokurori i Shtetit gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesëdhjetë (50) aktakuza kundër pesëdhjeteshtatë (57) personave, për vepra të ndryshme penale.

Po ashtu, me urdhër të Prokurorit të Shtetit, janë ndaluar dhjetë (10) persona, si dhe ka bërë dy (2) kërkesa për caktim të paraburgimit të dy (2) personave, të dyshuar se kanë kryer vepra të ndryshme penale. 

Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar pesë (5) persona, si dhe ka ngritur njëzetedy (22) aktakuza kundër njëzetetetë (28) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër gjashtë (6) personave, të dyshuar për kryerjen e veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për kryerje të veprës penale dhe ka ngritur shtatë (7) aktakuza, kundër shtatë (7) personave për vepra të ndryshme  penale.

Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person, si dhe ka bërë një (1) kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit, kundër një (1) personi.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, gjatë 24 orëve të fundit ka ngritur katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për veprat penale "Falsifikimi i rezultateve të votimit".

Prokuroria Themelore në Ferizaj, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar dy (2) persona për vepra të ndryshme penale dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit ndaj një (1) personi për vepra penale “Lëndim i lehtë trupor” dhe “Kanosje”,  si dhe ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) personi. 


 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)