25 Prill 2024

Në 24 orët e fundit janë ngritur 107 aktakuza, kundër 118 personave

Prishtinë, 1 shkurt - Prokurori i Shtetit ka bërë të ditur se nga prokuroritë themelore gjatë 24 orëve të fundit janë ndaluar tridhjetekatër (20) persona të dyshuar për kryerje të veprave penale dhe ka paraqitur gjashtë (6) kërkesa për caktimin e masës se paraburgimit ndaj trembëdhjetë (19) personave.

Po ashtu, gjatë 24 orëve të fundit nga prokuroritë themelore janë ngritur njëqindeshtatë (107) aktakuza, kundër njëqindetetëmbëdhjetë   (118) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK), ka ngritur një (1) aktakuzë kundër një (1) të pandehuri.
 
Prokuroria Themelore në Prishtinë, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar tetë (8) persona dhe ka ngritur dyzetedy (42) aktakuza kundër dyzetepesë (45) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Prizren, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar gjashtë (6) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orëve, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) aktakuza kundër tetëmbëdhjetë (18) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në  Pejë, gjatë 24 orëve të fundit ka ndaluar një (1) person të dyshuar për veprën penale “Kanosje”

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur pesë (5) aktakuza kundër pesë (5) personave, për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Gjakovë, me urdhër të prokurorit janë ndaluar dy (2) persona të dyshuar në kohëzgjatje prej 48 orësh, në dy raste të ndara,  ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, kundër tre (3) personave të dyshuar, si dhe, janë ngritur dymbëdhjetë (12) aktakuza kundër dymbëdhjetë (12) personave për vepra të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Mitrovicë, ka ndaluar një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”, po ashtu ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e paraburgimit për një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”. Po ashtu, brenda 24 orëve Prokuroria Themelore në Mitrovicë ka ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave, për shkak të veprave të ndryshme penale.

Prokuroria Themelore në Ferizaj, ka ndaluar dy (2) persona, për vepër penale “Lëndim i lehtë trupor”, si dhe ka ngritur gjashtëmbëdhjetë (16) Aktakuza, kundër njëzet (20) persona, për vepra të ndryshme penale.

 

Kalendari

Ngjarjet e datës 8 gusht 2023

 - Partia Demokratike e Kosovës, mban konferencë për media. (Selia Qendrore e PDK-së, ora 11:00)

 

 - Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, organizon shfaqjen e filmave “I Pabesi” dhe “Heshtja Vret”. (Kino “Armata”, ora 20:00)